Kryetari i këshillit të fshatit Magure Milaim Metaj nëpër mes një postimi në rrjetin social i bon thirrje njerëzve të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë një familje në Magure:
“Te dashur qytetar e bashkatdhetar familja e Halil Gashit nga Magurja ka nevojë qe ti dalur në ndihmë, unë si kryetar i fshatit Magure gjatë një vizite qe i bëra kësaj familje pash se ishin duke jetuar në kushte shumë të vështira ,shtëpia ishte shumë e vjetër dhe gati për tu rrezuar, kam obligim moral qe ta ndihmoj ketë familje dhe për at kërkoj nga te gjithë ata qe kanë mundësi te ndihmojnë, te ja ndërtojmë një shtëpi qe edhe këtyre fëmijëve te ju buzëqesh fytyra. Ju lutem te gjithë ata qe kanë vullnet te mirë dhe kanë mundësi e dëshirojnë te ndihmojnë te kontaktojnë në këtë faqe ose ne numrin e tel 049 622206, ju premtoj qe as një cent i juaji nuk do të keqpërdoret, mbetemi me shpresë se do të na përgjigjeni. Zoti ju bekoftë”


