Anulohet koncerti i Taynes, fansat të mërzitur

PUBLIKUAR

Tayna, siç duket nuk e ka në plan të ndalet as edhe këtë vit.

Duke qenë se është shumë e dashur per të gjithë, ajo vazhdimisht po sjell projekte, të cilat po kthehen menjëherë në hite.

Reperja që dje ka publikuar këngën e saj “La Boca”, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino, tash e disa ditë na kishte paralajmëruar që sot do të këndojë në Durrës, mirëpo sipas burimeve të Gazetës Express, ky koncert është anuluar.

Të njëjtat burime tregojnë se fansat e saj janë zhgënjyer, duke qenë se iu ka munguar shumë nëpër koncerte për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, Tayna nuk e ka plan të ndalet. Ajo këtë verë e ka tejet të angazhuar me koncerte, e që së shpejti do t’i sjell edhe tri projekte tjera. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...