Anulohen planet për prodhimin e Range Rover SV Coupe (Foto)

PUBLIKUAR

Vetëm 999 njësi pritej të dilnin nga prodhimi, gjë që kurrë nuk do të ndodhë

Që kur u prezantua gjatë vitit të kaluar në Geneva Motor Show, të gjithë e kanë pritur me padurim lansimin e Range Rover SV Coupe, të krijuar për nder origjinalit Range Rover me dy dyer, që ua lansua më 1970, transmeton Telegrafi.

Pritej që të jetë një Land Rover me madhësi të plota, që ka brenda motorin me 5.0 litra që prodhon 557 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, pritej ta arrinte për pesë sekonda, para se të arrinte shpejtësi maksimale prej 265 kilometrave në orë.

Mirëpo, 12 muaj pas prezantimit, janë anuluar planet për prodhimin e Range Rover SV Coupe, që pritet të lansohej në vetëm 999 njësi. Megjithëse nuk u bënë të ditura arsyet, çmimi fillestar prej rreth 300 mijë eurove, besohet të ketë qenë shkaku kryesor për ndryshim planesh.

“Jemi të fokusuar te modelet aktuale, elektrizimin e tyre dhe rritjen e nivelit të teknologjisë dhe sigurisë” thuhet shkurt në vendimin e kompanisë.

Land Rover është duke u fokusuar së fundmi, me gjeneratat e reja të Defender dhe sedanit elektrik XJ. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...