Antonio Guterres betohet si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Portugalsië, Antonio Guterres, është betuar sot si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkaura (OKB), dhe do ta zërë vendin e Ban Ki-moonit në fund të këtij muaji.

Guterres, ish shef i organizatës së OKB-së për refugjat, u zgjodh sekretar i ardhshëm me aklamacion në Asamblen e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor, dhe do ta marrë edhe zyrtarisht detyrën nga Ban më 1 janar 2017, transmeton Express.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari është bërë shefi i nëntë i OKB-së në historinë e saj 71-vjeçare.

Përvoja e tij ekzekutive si kryeministër dhe si komisionar i OKB-së për Refugjat nga viti 2005 deri në vitin 2015, ia mundësoi atij vendin e parë në mesin e 13 kandidatëve për të parin e OKB-së./

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...