Antidroga e Policisë së Kosovës arreston tre persona të dyshuar në Prishtinë

PUBLIKUAR

Me datë 09.10.2023, rreth orës 14:50, Policia ka pranuar një informatën se në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtine disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike.

Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore. Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale (SH.A.) janë gjetur në cilësinë e provave materiale (155) gram substancave narkotike e llojit mariuhanë.
Tek pasagjeri me inicialet (B.SH.), i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur (70) gram substanca narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë angazhimeve policore në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar
Nga zyrtaret policor të antidrogës është njoftuar prokurori kompetent, ku është marr urdhër kontroll për bastisje të tri pronave – banesave të të dyshuarve, një kontroll është realizuar në rrugën “Sadik Zeneli” në Prishtinë pronë e të dyshuarit (B.SH.), ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar (435) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim:
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gram.
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gram
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gram
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gram
• Tre (3) telefona mobil
• Një (1) peshore
• Folie për paketimin e substancës narkotike

Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë.

Me vendim të prokurorit, tre (3) të dyshuarit pas intervistimit ndalohen për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...