Sulmuesi Anthony Martial është i interesuar që t’i bashkohet Sevillës në afatin dimëror, derisa edhe do takohet me trajnerin Ralf Rangnick për të diskutuar në ditët e ardhshme.
Barcelona dhe Juventus kanë shprehur interesim për francezin, që assesi nuk e gjeti formën qysh nga koha nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaerit, përcjell lajmi.net.
Martial nuk ka qenë titullar në Premierligë që nga barazimi me Evertonin në tetor, derisa nuk ka zhvilluar asnjë minutë nën urdhrat e Rangnick.
Pavarësisht interesimit të dy gjigantë evropianë, “Sky Sports” raporton se Sevilla është destinacioni i preferuar i Martial, ngase aty do këtë minutazhë më të madhe.
Rangnick do takohet me 26-vjeçarin në ditë në vijim, por thuhet se nuk e sheh francezin si pjesë e projektit që është duke rindërtuar./Lajmi.net/


