Ankesa e Ministrit të Zimbabvesë: Kina po prodhon kondomë të vegjël!

PUBLIKUAR

Një fabrikë që prodhon kondomë ka deklaruar se është duke shqyrtuar marrjen në konsideratë të ankesës së Ministrit të Shëndetësisë së Zimbabvesë për rritjen e madhësisë së kondomëve.

Ministri i Shëndetësisë, David Parirenyatëa është ankuar se kontraceptivët e prodhuar në Kinë dhe të eksportuar në kombin afrikan janë shumë të vegjël për burrat, transmeton portali arbresh.info

Ai këto komente i bëri në një ngjarje në Harare gjatë javës së kaluar, me qëllim të promovimit të parandalimit të HIV/Aids.

“Rajoni i Afrikës Jugore ka numrin më të madh të personave të prekur me HIV dhe ne jemi duke tentuar që të promovojmë përdorimin e kondomëve”, citohet të ketë thënë ai.

“Të rinjtë tanë që duan të përdorin këtë produkt, tani ankohen se janë të vegjël për ta, prandaj ne i bëjmë thirrje kompanive kineze që të marrin në konsideratë kërkesën ton”, tha ai.

Parirenyatëa shtoi se firmat në Zimbabve duhet të shikojnë për krijimin e prezervativëve në vend, që të mos mbështeten në importet./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...