Anija e marinës amerikane shtie me armë në shenj paralajmërimi ndaj anijes iraniane

PUBLIKUAR

Një anije e marinës amerikane ka shtënë në shenjë paralajmërimi pasi një anije iraniane iu kishte afruar asaj 137 metra pranë gjatë ditës së sotme, një zyrtar amerikan ka thënë për Reuters.

Incidenti i fundit i madh ndodhi në fillim të muajit janar, edhe pse ka pasur edhe rase tjera kur anijet amerikane shkrepen një sinjal me dritë dhe një rast tjetër në mars kur një anije e marinës amerikane u detyruar ta ndryshonte kursin pasi anije të shumëfishta të sulmeve të shpejta nga Garda Revolucionare e Iranit iu ishin afruar shumë pranë, transmeton Express.

Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, ka thënë se anija e marinës “USS Thunderbolt” ka shtënë në shenjë paralajmërimi pasi anija iraniane po iu afrohej me një shpejtësi të lartë dhe i kishte injoruar thirrjet e radios, sinjalet e dritës dhe fishkëllimat e anijes.

Anija iraniane dukej se ishte e Gardës Revolucionare të Iranit, sipas zyrtarit amerikan. Ajo ishte e armatosur por armët nuk janë përdorur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...