Anglia e shtyn publikimin e listës së lojtarëve të ftuar për Evropian

PUBLIKUAR

Gareth Southgate do ta shtyjë publikimin e listës finale për futbollistët e ftuar të Anglisë në Kampionatin Evropian.

Lista ishte planifikuar të publikohej nesër, por në vend të kësaj dop të publikohet një listë preliminare me më shumë futbollistë të përfshirë.

12 futbollistë potencialë të Anglisë ende nuk e kanë përfunduar sezonin për shkak se janë pjesëmarrës në finale të Champions dhe Evropa Ligës.

Me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve përfshirë Jordan Henderson, Harry Maguire, Kalvin Philips dhe Nick Pope, Southgate dëshiron të shohë se si do t’ia dalin lojtarët në ndeshjet finale para se ta marrë vendimin final.

Shtyrja i jep Southgate një javë shtesë për të rivlerësuar opsionet e tij, pasi që afati i fundit për paraqitjen e ekipeve është 1 qershori. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...