Angela Merkel premton punësim të plotë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Partia konservatore e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka premtuar Gjermanisë më shumë polici dhe shtëpi si dhe punësim të plotë brenda tetë viteve të ardhshme. Partia Kristian Demokrate e Merkeli (CDU) e ka prezantuar sot programin e saj për zgjedhjet e shtatorit, në të cilat ajo do ta kërkojë mandatin e katërt në krye të vendit.

Me ekonominë më të madhe evropiane, CDU-ja e Merkelit dhe partnerja e saj bavariane, Bashkimi Kristian Social (CSU), janë në gjendje t’iu ofrojnë votuesve lehtësime tatimore dhe më shumë investime pas zgjedhjeve të 24 shtatorit, transmeton Express.

Këto dy parti aleate prijnë në sondazhe ndaj Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë, por prapëseprapë do të kenë nevojë të bashkohen edhe me një parti tjetër për të qeverisur.

Sot, ato e shtuan edhe një synim në programin e tyre, punësimin e plotë – të cilin e shpjegojnë si nivelin e papunësisë në më pak se 3%, të cilin synojnë ta arrijnë deri kah vitit 2025.

“Mendoj se mund ta bëjmë këtë,” ka thënë Merkel.

Shkalla e papunësisë në Gjermani momentalisht është 5.5%. ndërsa niveli 3% nuk është arritur që nga lulëzimi i “Mrekullisë Ekonomike” të viteve 1970-ta.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...