Angela Merkel kërkon rregulla më të rrepta të emigracionit

PUBLIKUAR

Rregulla më të rrepta të emigracionit dhe dëbim më të shpejtë të azilkërkuesve të dështuar, është ajo çfarë ka kërkuar Kancelarja gjermane Angela Merkel.Kjo ka ndodhur si pasojë e një protestë publike mbi një vajzë 14 vjeçare gjermane, e cila u përdhunua dhe u vra nga një irakian në Mainz. Policia në rajonin e Irakut të Kurdistanit thotë se i dyshuari 20 vjeçar Ali Bashar ka pranuar vrasjen e Susanna Feldman

Njerëzit që jetojnë pranë Mainzit janë shprehur të tronditur nga ky rast. Ata kanë thënë se e cilësojnë të tmerrshme këtë ngjarje, se si një djalë 20 vjeç është i aftë të bëjë diçka të tillë.

” Unë jam plotësisht i tronditur, vërtet keq, shumë keq. Jam aq i lënduar nga ajo që ndodhi me Susanën, edhe unë kam fëmijë dhe do të ishte një dramë e plotë, nëse diçka e tillë do të ndodhte me vajzën time dhe fatkeqësisht po filloj të kuptoj urrejtjen ndaj të huajve, megjithëse ka mjaft prej tyre në Gjermani. Është gjë e keqe për të gjithë refugjatët që janë këtu, kur ndodh diçka e tillë”, ka thënë një banor, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express.

Iraku ekstradoi Basharin në Gjermani për t’u ballafaquar me pyetje. Ai erdhi fillimisht në Gjermani në kulmin e krizës së migrantëve të Europës në vitin 2015, kur Angela Merkel mirëpriti mbi një milion njerëz

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...