Angela Martini provokon duke u zhveshur para pasqyrës, thotë se debatoi me bashkëshortin për këtë fotografi

PUBLIKUAR

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, shquhet për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, modelja shkodrane i ka ngacmuar fansat e saj në Instagram me një pozë mjaft ‘të nxehtë’, të publikuar në llogarinë e saj zyrtare.

 

Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet duke u zhveshur para pasqyrës, teksa vë në pah linjat trupore në paraqitjen me bikini.

Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive, ndërsa i buzëqeshte vetes në pasqyrë.

 

“Sapo po bëhesha gati, por burri im vendosi të më bënte një foto. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë, ja rezultati”, shkroi Martini në mbishkrimin e fotografisë.

Angela përndryshe është e martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, me të cilin prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...