Anëtari i AAK-së: Kjo është pyetja e parë që do i bëj Haradinajt si kryeministër

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe asnjë polic shqiptar s’do të mund të kalojë në pjesën Veriore dhe një kandidat i AAK-së për deputet ka thënë se për këtë çështje do ta pyes Ramush Haradinajn ditën e parë që ai do bëhet kryeministër, njofton Klan Kosova.

“Pyetja e parë parlamentare që do t’i shtroj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, do të jetë sqarimi i marrëveshjeve me Serbinë, e që ka të bëjë deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Vuçiq: ‘që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptarë të mos vë këmbë në Veri të Kosovës’, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Anton Berisha.

“Në një shtet europian, siç është Kosova, kjo nuk mund të ndodhë prandaj ose Vuçiq është duke manipuluar, ose duhet anuluar një marrëveshje e tillë”.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...