Analisti rus: SHBA-ja ka plane të mëdha për Ballkanin, Kosova bëhet pjesë e mburojës raketore

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë plane të mëdha për Ballkanin, thotë analisti politik rus dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Petr Iskenderov.

Në një deklaratë për Radio Sputnik, Iskenderov thotë se këto plane nuk përfshijnë vetëm praninë politike, por edhe ushtarake në pjesë të caktuara të Ballkanit, transmeton Telegrafi.

Iskenderov beson se Kosova do të bëhet pjesë e një mburojë raketore të cilën Amerika do ta vendoste në Evropë.

“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan ta vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ndodhet territori”, citohet të ketë thënë Iskenderov për Sputnik, përcjellin mediat serbe.

Sipas Sputnik, “NATO ka pranuar së fundmi anëtarësimin e Malit të Zi si anëtar 29-të të Aleancës, në një kohë kur aleanca po bëhet më aktive në pjesët e saj lindore dhe jugore, duke iu referuar një kërcënimi jo-ekzistent të Rusisë”, duke shtuar se “nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë planet e saja në Kosovë, kjo nuk duhet të jetë një surprizë”.

Nëse kjo ndodh, Kosova mund të bëhet një nga nyjet më të rëndësishme të mburojës raketore që Washington ndërton në Evropë, gjë të cilën në Moskë e konsiderojnë si një kërcënim për sigurinë.

Kohët e fundit, një strukturë e sistemit të raketave amerikane të mbrojtjes në Rumani është bërë operacionale, ndërsa në vitin 2018 e njëjta pjesë e mburojës raketore duhet të aktivizohet në Poloni.

“Washington gjithashtu dëshiron që këtë zonë ta kthejë në trampolinë për të zhvilluar infrastrukturën e saj ushtarake në rajon. Për shembull, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sistemin e saj të mbrojtjes së radarëve ose raketave atje”, ka shpjeguar më tej Iskendirov, përcjell Telegrafi.

Ai ka folur edhe për rolin e rritjes së radikalizmit islamik në Kosovë, duke i parë si çështje të ndërlidhura ndërmjet veti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...