Analistët: Shqiptarët në Maqedoni humbën deputetë, por fituan diçka tjetër

PUBLIKUAR

Zvogëlimi i numrit të deputetëve shqiptarë në Maqedoni, nga 27 sa ishin në 20, nuk përcakton domosdoshmërisht efikasitetin e politikës shqiptare në Qeveri. Kështu kanë deklaruar një ditë pas zgjedhjeve analistët politikë shqiptarë në Maqedoni, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Sipas tyre, pakësimi i deputetëve nga pala shqiptare nuk e ul fuqinë politike, sidomos pasi qeveria e re nuk mund të formohet pa përfaqësuesit shqiptarë. Por pavarësisht kësaj, ata thonë se BDI-ja, e cila pritet të hyjë në qeverisje, nuk do ta ndryshojë sjelljen e saj. Ndërkohë, pas rezultatit të lëvizjes “Besa”, e cila hyri për herë të parë në zgjedhje dhe arriti ta kalojë pragun për në kuvend, analistët në Maqedoni kanë vlerësuar se pala shqiptare këtë herë ka votuar për ndryshime. Kurse, kanë potencuar se numri i vogël i deputetëve ka ardhur kryekëput si pasojë e mosunifikimit të palës shqiptare.

Sulimani: Qeveria e ardhshme nuk formohet pa shqiptarët

Politologu shqiptar në Maqedoni, Xhenis Sulimani, ka vlerësuar se fakti që shqiptarët kanë më pak deputetë nuk do të thotë se do të ulet fuqia politike e tyre.

“Numri i deputetëve shqiptarë në zgjedhjet e fundit është ulur, por kjo nuk do të thotë se ka humbur fuqia politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Në asnjë mënyrë. Këtë e them për shkakun se qeveria e ardhshme e Maqedonisë nuk mund të formohet pa parti shqiptare. Që do të thotë prapë shqiptarët e diktojnë qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai në një prononcim për gazetën “Zëri”.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...