Analistët serb: Çka na duhen tanket ruse T-72, ne kemi më të mira

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Analistët ushtarakë pajtohen në vlerësimin e tyre se blerja e avionëve MiG-29 nga Rusia është zgjidhja më e mirë për shpëtimin e aviacionit gjuajtës serb.

Megjithatë, ata konsiderojnë se ajo është plotësisht e pashpjegueshme se pse do të sigurohen edhe 30 tanke T-72 dhe makina të blinduara BRDM-2, pasi ushtria serbe ka të tilla në mënyrë të konsiderueshme më të mira në përdorim dhe në një numër të madh.

Analisti ushtarak dhe ish zëvëndës ministri i mbrojtes, Bojan Dimitrijevic, tha se blerja e gjashtë gjuetarëve MiG-29 është e pakontestueshme dhe përshëndeti vendimin si një kontribut të rëndësishëm për Forcat Ajrore, por shtoi se ai ishte plotësisht habitur nga të dhënat për blerjen e teknikës së blinduar, konkretetisht tankut T-72 dhe pasijet e blinduara BRDM-2.

“Këto pasije janë në ushtrinë ishin në përdorim më përpara, e që shumica u tërhoqën në vitin 2006, kur u deklaruan si mjete pa perspektivë. Pra, nuk është e qartë nëse kjo është pjesë e një marrëveshje më të gjerë ose Kryeministri serb nuk ka marrë informacionin e duhur për atë se për çka mund të përdoren këto pasije”, tha Dimitrijevic për agjensinë Beta.

Analisti ushtarak, Aleksandar Radic, tha se blerja e avionëve MiG-29 është ide plotësisht e kuptueshme dhe domethënëse për shkak se avionët ekzistues të këtij lloji në Serbi janë resurse në përfundim të jetës së tyre për përdorim dhe do të duhet të shkojnë në servis, e pas kesaj Serbia do të mbetej pa mbrojtjen e hapësirësn ajrore.

Duke folur për njoftimet që në Serbi do të vijnë edhe 30 tanke T-72 dhe automjete BRDM-2, Radic tha se ai mendonte se deri te ky vendim me Rusinë nodshta erdhi pasi Rusia e ka parë se çka ka “tepricë”, prandaj vendosi që Serbisë t’ia japë një donacion nga ajo listë.

“Mjeti i blinduar BRDM-2 është treguar efektiv në Kosovë por ushtria e Serbisë i ka këto mjete dhe shumë prej tyre në rezervë, sepse janë tepricë … Për tanket është edhe më e çuditshme sepse ne kemi një tank shumë më të mire, M-84, ndërsa pjesën e mbetur T-72 e përdorim vetëm për një kompani me 13 copa në Brigadën e katërt”, tha Radic.

Ai theksoi se Serbia me katër batalione të tankeve M-84 dhe T-72 ka shumë më tepër mjete tëtilla jo vetëm se vendet në regjion, por edhe se disa vende të mëdha dhe të fuqishme, të tilla si Franca./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...