Ana dhe Tea tregojnë se kanë filluar lidhje të re pas daljes nga “Për’puthen”

PUBLIKUAR

Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Ana Kauri dhe Tea Trifoni, kanë qenë ndër vajzat më të komentuara në rrjete sociale, e të cilat mbrëmë kanë folur rreth jetës së tyre private.

Ish-konkurrentët së bashku me produksionin janë duke i zhvilluar audicionet e reja dhe treguan se nuk iu ka pëlqyer ndonjëri nga ta deri më tani.

Por, Tea tregoi se ka pasur djem shumë interesant, ndërsa dyshja lënë të kuptohet se nuk janë më beqare.

Tea u përgjigj që nuk është beqare duke pranuar se ka nisur një lidhje te rë, ndërsa Ana deklaroi se këto janë punë të thella, duke lënë të kuptohet se edhe ajo mund të ketë gjetur dashurinë pas emisioni.

Kujtojmë se Tea u largua si çift nga programi me Andi Shehun, por se e gjitha ishte vetëm një ‘lojë’, pasi më vonë u konfirmua lidhja e saj me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin dhe e Andit me ish-konkurrenten Melisa.

Por, as kjo lidhje Teas nuk i zgjati shumë, pasi çifti konfirmoi ndarjen e që tani në një intervistë ajo tregoi se ka nisur një lidhje të re.

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...