Amerikanët ua shesin sauditëve armët në vlerë të 100 miliardë dollarëve

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara janë pranë mbylljes së një seri marrëveshjesh për shitjen e armëve me vlerë 100 miliardë dollarë Arabisë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, një javë para vizitës që presidenti Donald Trump ka planifikuar për në Riad.

Zyrtari, i cili ka folur për agjencinë Reuters në kushte anonimati, tha se marrëveshja mund të kalojë vlerën e 300 miliardëve brenda 10 vjetëve, për të ndihmuar Arabinë Saudite të nxisë kapacitetet e saj mbrojtëse.

“Jemi në fazat finale të një seri marrëveshjesh”, tha zyrtari i lartë.

Paketa po hartohet në përputhje me vizitën e Trump në Arabinë Saudite, më 19 maj, që do të jetë dhe ndalesa e tij e parë në një turne ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i ushtrisë saudite me armë, që variojnë që nga avionët luftarakë “F-15” deri tek sistemet e komandës dhe kontrollit, me vlerë dhjetëra miliardë dollarë në vitet e fundit.

Paketa e fundit e marrëveshjeve përfshin armë amerikane, sisteme mirëmbajtjeje, anije, raketa për mbrojtjen ajrore dhe mjete për sigurinë detare.

“Kjo është pozitive për ekonominë amerikane, por edhe për ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme që Arabia Saudite të përballet me kërcënimet që ekzistojnë në rajon”, ka thënë zyrtari.

Ndërkohë, në Riad, presidenti Trump do të marrë pjesë në tre evente madhore: një takim me zyrtarët sauditë, një sesion më vete me liderët e 6 vendeve që bëjnë pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, si dhe një drekë me liderët myslimanë dhe arabë, 56 nga të cilët janë ftuar për të diskutuar luftimin e ekstremizmit dhe bllokimin e financimeve të terrorizmit. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...