Amerikanët ‘u çmendën’ për një SUV të ri, ‘bllokuan’ faqen e prenotimit

PUBLIKUAR

Vetëm një ditë pas premierës, blerësit e mundshëm nxituan të rezervojnë kopjen e tyre të Ford Bronco të ri.

Rivali i SUV Jeep Wrangler u zbulua natën midis të hënës dhe të martës dhe Ford hapi një faqe për të porositur Broncon e ri menjëherë pas premierës, transmeton Telegrafi.

Duke gjykuar nga reagimet e para të klientëve, duket se prodhuesi amerikan ka goditur “në qendër të objektivit” me SUV-in e tij të ri.

Përkatësisht, menjëherë pasi Bronco u prezantua në publik, klientët amerikanë nxituan të bëjnë një rezervim, kështu që faqja ishte e ngjeshur dhe u bllokua për një moment.

Të gjithë ata që janë të interesuar të blejnë një Ford SUV të ri duhet të bëjnë një depozitë prej 100 dollarësh pas regjistrimit.

Blerësit e mundshëm kanë dy modele, ku njëri kushton 28.500 dollarë dhe tjetri 33.200 dollarë.

Kopjet e para do t’u dorëzohen pronarëve në pranverën e vitit 2021.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...