Amerika zgjat “statusin e mbrojtjes” për sirianët

PUBLIKUAR

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të zgjasë edhe për 18 muaj statusin e mbrojtjes për rreth 7,000 sirianë.

Një gjë e tillë u mundëson atyre të mbeten në SHBA, derisa lufta civile në vendin e tyre vazhdon.

Sekretarja e Departamentit për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se “pas shqyrtimit me kujdes të kushteve në terren”, konstatoi se është e nevojshme që të zgjatet Statusi i Përkohshëm i Mbrojtjes për Sirinë.

Pa vazhdimin e këtij statusi, i cili do të skadonte në mars, sirianët do të përballeshin me mundësinë e kthimit në Siri, përcjell REL.

Lufta civile në Siri ka vrarë mbi 400,000 njerëz, prejse ka nisur në mars të vitit 2011. Konflikti po ashtu ka zhvendosur rreth gjysmën e popullsisë së paraluftës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...