Amerika përgatitet për konflikt me Korenë Veriore

PUBLIKUAR

Ushtria amerikane thuhet se është trajnuar për një mision që do t’i vendosë ata në tokën e Koresë së Veriut dhe do të heqë “armët e shkatërrimit në masë” në rast konflikti.

Fotografitë e një stërvitjeje të kohëve të fundit, të quajtur “Warrior Strike IX”, tregojnë një njëri ushtarake amerikane të njohur si “Brigada Black Jack” së bashku me homologët e tyre të Koresë së Jugut në Camp Stanley, në Korenë e Jugut, shkruan Daily Mail transmeton lajmi.net

Imazhet, të cilat u ndanë edhe në faqën e njësisë në Facebook tregojnë ushtarë të trajnuar me pajisje të  natës prë vizion, automjete të blinduara dhe veshje mbrojtëse që përfshijnë edhe fytyrën, duke përfshirë maskat e gazi

Përshkrimi i ngjarjes që u zhvillua më 15 dhjetor, tregojn për ushtarë të trajnuar për transportim të ushtarëve të plagour dhe kapjen e luftëtarëve. Christopher B. Logan, një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut tha për ‘Bussines Insider’ se ushtria amerikane nuk diskuton skenarë të veçantë.

Megjithatë, ai shtoi se “ushtrimet janë jetësore për gadishmërinë e SHBA-ve dhe aleatëve tanë, dhe sigurohemi që jemi të gatshëm dhe të trajnuar për operacione të përbashkëta”.

Koreja e Veriut është e fshehtë për arsenalin e saj dhe thuhet se fsheh një numër armësh në malet dhe tunelet nëntokësore.

Nëse shpërthen konflikti mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve/Koresë së Jugut, një detyrë kyqe që më herët do të ishte marrja e kontrollit të armëve të shkatërrimit në masë të Pyongyangut.

Koreja e Veriut ka kërcënuar shpesh sulmet bërthamore në Korenë e Jugut dhe SHBA, duke shprehur kështu haptazi fuqinë e armëve bërthamore që posedon.

Kina dhe Rusia kanë akuzuar SHBA-të për shkallëzim të tensioneve me Korenë e Veriut duke rritur ushtrimet ushtarake si dhe disa komente të bëra për udhëheqësin Kim Jong-un nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...