Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Do ta sulmojmë Korenë Veriore nëse teston raketa po na sulmon

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka thënë se SHBA-ja mund të sulmojë Korenë Veriore nëse kjo e fundit e sulmon ndonjë bazë të ushtrisë amerikane apo teston raketa balistike interkontinentale.

Në disa intervista televizive, Haley e ka lavdëruar përfshirjen e Kinës për t’i bërë presion Koresë Veriore që të mos testojë më raketa dhe e kritikoi liderin e Pyongyang, Kim Jong-un, duke e quajtur paranojak dhe të paqëndrueshëm, transmeton Express.

“Nëse e shohim që ai e sulmon një bazë ushtarake, nëse e shohim që teston raketa balistike interkontinentale, atëherë natyrisht që do ta sulmojmë,” ka thënë Haley për NBC.

Ajo insistoi se SHBA-ja nuk po kërkon luftë dhe se do ta sulmojë Veriun vetëm nëse ai i jep shkas për ta bërë një gjë të tillë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...