Ambasadori rus braktis takimin e Këshillit të Sigurimit

PUBLIKUAR

Ambasadori i Rusisë në OKB është larguar nga një takim i Këshillit të OKB-së, pasi Presidenti i KE-së fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e një krize globale ushqimore.

Charles Michel tha se Rusia po përdorte furnizimet ushqimore si një “raketë” kundër botës në zhvillim, duke i detyruar njerëzit në varfëri.

I dërguari rus, Vassily Nebenzia akuzoi Michel për përhapjen e gënjeshtrave.

Për shkak të luftës ushqimet dhe drithërat janë bllokuar në portet e Ukrainës.

Ukraina është një eksportues i madh i vajit të gatimit, si dhe i drithërave si misri dhe gruri. Rusia gjithashtu eksporton sasi të mëdha drithërash, si dhe plehra. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i alternativave të rritet.

“Zoti Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë kundër vendeve në zhvillim”, tha Michel gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

“Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra.”

“Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore.”

Ai shtoi se kishte parë vetë miliona tone drithë të ngecur në portin ukrainas të Odesa-s për shkak të një bllokade detare të importuar nga Rusai.

Michel akuzoi gjithashtu Rusinë për vjedhjen e grurit dhe parandalimin e mbjelljes dhe korrjes së të korrave në Ukrainë për shkak të aktiviteteve të saj ushtarake atje.

Komentet e tij bënë që Nebenzia të dilte jashtë. Ndërsa largohej, zoti Michel iu drejtua drejtpërdrejt: “Mund të largohesh nga dhoma, ndoshta është më e lehtë të mos dëgjosh të vërtetën”.

Nebenzia i tha Reuters se nuk mund të qëndronte për shkak të “gënjeshtrave që Charles Michel po shpërndante”.

Në një takim të veçantë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha gjithashtu se Rusia po pengonte eksportet e grurit ukrainas të largoheshin nga vendi dhe akuzoi forcat ruse për shkatërrimin e infrastrukturës bujqësore të Ukrainës./abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...