Ambasadori Qehaja viziton kryeministrin Xhaferi, rikonfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit bilateral

PUBLIKUAR

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja i ka bërë vizitë Talat Xhaferit, për t’i uruar detyrën e re si kryeministër.

Nga ky takim i përbashkët, të dy, rikonfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale, njofton klankosova.tv

”Nga takimi urues i ambasadorit Qehaja me kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku. Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve. Në takim Ambasadori Qehaja u shoqërua nga Konsulli Podvorica”.

SHIKO MË SHUMË

Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të...

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...