Ambasadori i Britanisë në Kosovë Jonathan Hargreaves vizitoi Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së

Madhe në Kosovë z. Jonathan Hargreaves.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar çështje të ndryshme por theks më të veçantë i kanë dhënë zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit, pozites së gruas në shoqëri dhe pushtetin lokal në Kosovë, njoftoi Komuna e Lipjanit.

Kryetari z. Imi Ahmeti fillimisht ka falenderuar amasadorin Hargreaves për viziten në Lipjan, duke shprehur mirënjohjen ndaj tij për kontributin dhe mbështjetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës si një aleat i pazëvendësueshëm.

Ahmeti po ashtu ka infomuar ambasadorin për karakteristikat e Komunës së Lipjanit dhe çështjet tjera aktuale rreth realizimit të projekteve, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.

 

Nga ana tjetër, Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi Kryetarin Ahmeti për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje, për të avancuar në çdo drejtim raportet mes të dyja vendeve.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...