Ambasadori britanik: Mirëpresim angazhimin e Kurtit që propozimi i dialogut të diskutohet më 27 shkurt

PUBLIKUAR

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se shteti i tij e mirëpret angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që propozimi i dialogut të diskutohet në takimin e nivelit të lartë, të hënën më 27 shkurt.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott tha e në përvjetorin e parë të pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, është e rëndësishme që të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.

“Ne jemi krenarë për mbështetjen e pakushtëzuar të Kosovës për popullin ukrainas, kjo është një shenjë e qartë e vlerave demokratike të Kosovës”, tha Abbott.

Ai tutje ka theksuar se Kosova ka rol të rëndësishëm për të luajtur duke u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe duke bërë kompromiset e nevojshme që i mundësojnë asaj dhe qytetarëve të përparojnë.Reklama

“Është po aq e rëndësishme të sigurohet një mjedis i sigurt dhe i sigurt që krijon hapësirën për një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve. Më 17 shkurt, si aleat i palëkundur, iu bashkuam Kosovës në festimin e 15 vjetorit të pavarësisë. 15 vjet pas pavarësisë, Kosova ka mundësinë të bëjë progres në integrimin ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një shteti të begatë. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”, ka përfunduar ambasadori Abbott.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut.

SHIKO MË SHUMË

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...