Ambasada amerikane e tall keq Putinin, pasi tha se Rusia e ka bërë shtet Ukrainën

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë është tallur me fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili para se ta nënshkruente njohjen e dy rajoneve separatiste, tha se Ukraina është krijuar nga Rusia.

Ambasada amerikane ka publikuar fotografi të kishave, katedraleve e manastireve antike ukrainase ndër vite. Simetrikisht me to, ambasada e SHBA-së ka publikuar katër fotografi identike të një pylli, duke vendosur poshtë tyre përshkrimin “Moska”, shkruan Gazeta Express.

 

Putini tha dje se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia dhe për këtë e fajësoi Leninin dhe Stalinin.

“Dua të fillojë me faktin që Ukraina moderne në tërësi është krijuar nga Rusia ose për të qenë me preciz nga Rusia Bolshevike, Komuniste. Ky proces nga filluar praktikisht menjëherë pas revolucionet të vitit 1917 dhe Leninin dhe shokët e tij e bënë në atë mënyrë që ishte e ashpër ndaj Rusisë, duke ndarë ato që historikisht janë toka ruse. Askush nuk pyeti miliona njerëz që jetojnë atje se çfarë mendonin”, ka thënë ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...