Alternativa politike, e politikës pa alternativë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Shkruan Arbëresha Salihu studente e Shkencave Politike

Nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk ka gjë për tu mahnitur, nëse edhe procesi i formimit të qeverisë do të shoqërohet me deklarata dhe ide të jashtëzakonshme. Nga jeta dhe praktika politike është vërtetuar dhe demonstruar shumë herë se “Periudhat e shkurta kohore mund ta ndryshojnë retoriken por asnjëherë edhe mentalitetin” kjo u dëshmu dhe u vërtetu edhe me procesin e fundit zgjedhor në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës për vite dhe dekada e ka dëshmuar dhe reflektuar filozofinë politike dhe përfaqësimin e interesit qytetarë, jo rrallë herë ka qenë objekt sulmi dhe kritike për shumë të meta qeverisëse me të cilat pajtohem edhe unë se kishte dallim astronomik në mes të prononcimeve publike dhe zbatimit të tyre në praktikë. Por është kjo që është dhe me gjitha të metat dhe sukseset e saj, populli i dha legjitimitet dhe në parim e renditi si forcën e dytë në vend. Kur e shohim qëndrimin dhe filozofinë politike të VetVendosjes ne guxojmë të besojmë në vlerat dhe parimet e saj, por gjithmonë me rezervë edhe në zbatimin e tyre për shtetndërtim. Pa dashtë të thellohem edhe më tej në projektet konkrete të njërës apo tjetrës, dhe seriozitetin e tyre për qeverisje, është shqetësues fakti se që të dyja partitë me retoriken e tyre po sulmohen çdo ditë e më shumë, po e bëjnë lojen e të qenit opozitë ndaj njëra tjetres, kur populli dhe vendi është në pritje që kjo formulë të bëhet pushteti dhe fuqia qeverisëse dhe jo zëri i sotëm të bëhet zëri autokritik i së nesërmes.
Nga historitë botërore të qeverive, janë vërenjtur shumë here tre faza të qeverisë , Faza e parë ajo e përfitimit publik, Faza e dytë ajo e Privilegjeve, dhe Faza e tretë ajo e abuzimit, por nuk ka logjikë që gjitha këto faza të bëhen fjalori politik i disa individëve që përfaqësojnë qytetarët dhe Partinë Politike.
Është më se urgjente që dy partitë me shumicë në vend të bëjnë kompromisin të formohet qeveria, dhe të kursehen nga luftimi i njëra tjetrës të cilat asnjëra nuk jan të vetmjaftueshme për formim të qeverisë. Për nga legjitimiteti këto parti renditen ne aspektin numerik, por për nga rëndësia e formimit të të qeverisë, që të dyja e kan fuqinë e vet të barabartë.
Besoj që java e ardhshme e Dhjetorit të i jep fund këtij procesi, dhe të bëhet kosnstituimi i parlamentit.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...