Me rikthimin e Max Allegrit në Juventus, Leonardo Bonucci do të jetë ai që do të vuajë më shumë, të paktën kështu duket pas deklaratës së fundit të ish trajnerit të Milanit.
Kur befasisht Bonucci e la Juventusin, e bëri për shkak të përleshjes me Allegrin, dhe kaloi në Milan, ku qëndroi vetëm një sezon dhe u rikthye në Torino pasi Allegri i dha fund aventurës me ‘Zonjës së Vjetër’.
Ai menjëherë fitoi zemrat e tifozëve dhe natyrisht, u fal për atë që bëri dhe sërish iu dha shiriti i kapitenit, pas Giorgio Chiellini.
Megjithatë, jo me Allegrin, Bonucci s’do të jetë kapiten.
Duket se trajneri është ende i zemëruar dhe dëshiron ta ndëshkojë me shiritin e kapitenit.
“Kapiteni dhe zëvendës-kapiteni caktohen në varësi të kohës që kanë luajtur në ekip. Kështu që Chiellini është ai më me përvojë, i ndjekur nga Dybala”, tha Allegri.
“Bonuçi? Ai u largua për një sezon dhe hierarkia ka ndryshuar, mori atë vendim, kështu që nëse dëshiron shiritin e kapitenit, duhet ta blejë dhe të luajë me të në rrugë. Ai është i vetëdijshëm për këtë”. /Gazeta Express/


