Allegri ka shumë opsione, e do edhe Interi

PUBLIKUAR

Pas dy vitesh pushim, Massimiliano Allegri do të rikthehet në stol nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri italian ka shumë oferta këtë verë, disa prej të cilave e kanë tunduar për ta rikthyer nga pushimi i gjatë.

Zinedine Zidane ka lënë Real Madridin dhe raportohet se po synon Allegrin, por tashmë stoli i lirë është edhe te Interi, pasi Antonio Conte u largua.

Mediat në Itali raportojnë tani se Interi ia kë vënë seriozisht syrin Allegrit, derisa Conte mund të jetë një opsion për Realin.

E vërteta është se pritet të jetë një verë e gjatë me transferime si të futbollistëve, ashtu edhe kalime të trajnerëve nga një skuadër në tjetrën. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...