Allegri ishte zgjedhja e parë e PSG-së, por në fund u zgjodh Pochettino për ca arsye

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri ishte zgjedhja e parë në Paris Saint-Germain pas shkarkimit të trajnerit Thomas Tuchel, por gjiganti francez nuk e pranoi kërkesën e italianit për pagë.

Gazeta franceze “Le Parisiens”, pretendon se ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ishte në krye të listës së dëshirave të PSG-së për të zëvendësuar gjermanin Tuchel në krye, raporton Gazeta Express.

PSG vendoi të ndahet me trajnerin gjerman më 24 dhjetor dhe Mauricio Pochettino shihet si pasardhësi i tij në Parkun e Princave.

Drejtori sportiv Leonardo, sipas gazetës franceze, ka paraqitur Allegrin si trajnerin e ardhshëm në kryeqytetin francez, por kërkesat e tij të mëdha për pagën bënë që marrëveshja të dështonte.

Thuhet se Allegri i kërkoi 12 milionë euro në sezon dhe PSG-ja u detyrua të kërkojë tjetër trajner./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...