Allegri e do Icardin ose Vlahovicin në vend të Ronaldos në Juventus

PUBLIKUAR

Juventusi ka nisur ta mendojë jetën pa Cristiano Ronaldon, pasi trajneri i ri Massimiliano Allegri dëshiron ta largojë portugezin dhe ta gjejë një zëvendësues të tij për ta formuar një partneritet me Alvaro Moratan.

Mauro Icardi i Paris-Saint-Germain apo Dusan Vlahovic i Fiorentinës janë dëshira e Allegrit për sulmin e Juventusit nga ky sezon, raporton Gazeta Express.

Juventusi nuk dëshiron të humbasë kohë për ta krijuar një skuadër garuese për sezonin 2021/22. Por bardhezinjtë duhet të punojnë për ta ndërtuar një ekip pa Ronaldon.

Pa 36-vjeçarin në ekip, Juves do t’i duhet ta kërkojë një sulmues tjetër për a zëvendësuar atë. në mendjen e Allegrit janë dy lojtarë tani.

Sipas Corriere della Sera, njëri prej tyre është Vlahovic, i cili ka qenë befasia e sezonit të fundit në Serie A.

Por Vlahovic nuk është i vetmi. Allegri e dëshiron edhe Icardin, i cili mund të largohet nga kryeqyteti francez dhe të kthehet në ligën ku e shijoi suksesin më të madh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...