Aliu: Shkarkimi i Kryeshefit të KRM Pastertia tendencë për një uzurpim klasik të kësaj prone shoqërore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

10406551_10203794609326630_53173818185132489_n-624x468

Partia Demokratike e Kosovë- Dega në Ferizaj sot ka thirrur konferencë për shtyp për të reaguar ndaj shkarkimit jo logjor të Kryeshefit Ekzekutiv të KRM Pastertia në Ferizaj z.Gazmend Bytyqi.
z. Agim Aliu në këtë konferencë shprehet se është shkelur ligji i qeverisjes komunale dhe e quan akt jo ligjor shkarkimin e z.Gazmend Bytyqi. Ai thotë se janë shkelur të gjitha dispozitat ligjore duke u thirrur në disa nene të cilat nuk kanë të bëjnë me këtë të drejtë.

“E themi jo ligjor sepse ai shkarkim ka ndodhë duke mos respektuar asnjë dispozitë ligjore dhe duke u thirrë në disa nene të cilat nuk kanë të bëjnë me këtë të drejtë.
Fillimisht ne duam ta sqarojmë për të gjithë, se Komisioni Komunal i Aksionarëve nuk është ai organ i cili emëron dhe shkarkon Kryeshefat Ekzekutiv në ndërmarrjet publike, por këtë detyrë ekskluzivisht e ka Bordi i Drejtorëve” ka thënë z.Aliu.

Mes të tjerash në komunikatën e lëshuar për media nga PDK-Dega në ferizaj thuhet:

“Kjo gjë, pra emërimi dhe shkarkimi i kryeshefit, rregullohet qartë me Ligjin për Ndërmarrjet publike në nenin 21 dhe 23, në të gjitha pikat e tij, në të cilin ky Komision i Aksionarëve nuk është thirrë fare.
Tani pas emërimit të anëtarëve të rinj të bordit të drejtorëve, edhe kjo në kundërshtim me ligjin, sepse janë emëruar anëtarë të kryesisë së partive të koalicionit, që është e ndaluar me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, vie edhe shkelja skandaloze, ku qeverisja komunale nëpërmjet komisonit të aksionarëve i jep vetes kompetenca që nuk i njeh ligji dhe pas kërcënimit të bërë publik muaj më parë se do e shkarkojnë drejtorin, në pamundësi ta bëjnë këtë sipas procedurave ligjore, nxjerrin një vendim për të cilin nuk janë të mbështetur ligjërisht.
Ne jemi të sigurtë se ligji është në anën e Z. Bytyqi, prandaj kërkojmë urgjentisht nga Kryetari i Komunës që të vë në vend ligjin duke kërkuar nga Komisioni Komunal I Aksionarëve për kompaninë PASTËRTIA që të anulojë këtë vendim arbitrar dhe joligjor të tyre.
Mirëpo, ne duam të tërheqim vëmendjen për shkeljet e panumërta që po bën qeverisja komunale me ndërmarrjet publike, duke degraduar ato në një masë të pariparueshme. Duhet cekur se gjatë fushatës zgjedhore, z. Svarqa na akuzonte ne për një mbingarkesë të punëtorëve në këto ndërmarrje, ndërsa tani vetëm për gjashtë muaj ai ka punësuar me dhjetra persona, që të gjithë militantë partiak, vetëm në njërën nga këto.
Shihet qartë se edhe vendimi i paligjshëm për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të KRM Pastërtia është tendencë për një uzurpim klasik të kësaj prone shoqërore, në mënyrë që ta shërbejë si çerdhe punësimi për militantët e tij.
Në pamundësi që të krijojë vende të reja punë, të cilat i kishte proklamuar me pompozitet gjatë fushatës, ai tani po shkatërron çdo të arritur të shoqërisë tonë në këto ndërmarrje, që është bërë me mund të madh gjatë viteve të kaluara.
Ai gjithashtu ka arritur që ta shkatërrojë edhe klimën e mirë ndërnjerëzore dhe ndërpartiake që ka mbizotëruar në të gjitha kompanitë, institucionet dhe në tërë qytetin tonë.
Në kohën kur presioni për largim nga puna është permanent, ndërsa emërimet dhe punësimet pa kurrfarë konkursi dhe kriteri, përveç përkatësisë partiake, janë të përditshme, nuk mund të flitet për një klimë të mirë shoqërore të qytetarëve dhe punëtorëve të institucionëve të qytetit tonë.
Përkundrazi, ne vlerësojmë se kjo qeverisje po shkakton ndasi, përçarje dhe huti në mes të qytetarëve deri në një shkallë që ne frikohemi se do jetë e pariparueshme në të ardhmen.
Prandaj, fatkeqësisht, mund të themi se Kryetari i Komunës dhe qeverisja e tij, kanë dalë nga shtrati normal i qeverisjes gjatë gjthë këtyre muajve të ushtrimit të përgjegjësisë së marrë nga qytetarët.
Kërkojmë nga Kryetari i Komunës që të vëhet në shtratin normal të përgjegjësisë së tij institucionale duke iu shërbyer njësoj të gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe jo vetëm të një grupimi politik të cilit i takon dhe që e ka bërë atë kryetar militant partiak dhe jo kryetar të gjithë qytetrëve të komunës për ça është edhe i obliguar nga vota qytetare.”/Ferizajpress.com/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...