Alfo Romeo Giulia ka mundësi të kthehet sërish në prodhim

PUBLIKUAR

Modeli që nuk shitej sa duhet në treg, mund të kthehet sërish

Lansimi i Alfa Romeo Giulia para tri vitesh, i ka befasuar të gjithë sepse ishte një makinë sportive shumë e këndshme, me 500 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Si një sedan sportiv, ky model e zuri pozitën që BMW M3 e mbante për një kohë të gjatë. Por, megjithëse ishte një veturë shumë e mirë, shitjet nuk ishin aspak të kënaqshme.

Interesimi për crossover dhe modele tjera, ka bërë që Alfa Romeo ta largojë nga prodhimi, duke mos thënë kurrë asnjë fjalë për fatin e Giulia.

“Kemi një ide, mirëpo është herët ta ndajmë me të tjerët” ka thënë Klaus Busse, që është një ndër drejtuesit e kompanisë, duke mos u shprehur se modeli do të largohet apo zëvendësohet.

Në këtë formë, ka mundësi që Alfa Romeo Giulia të kthehet sërish në prodhim, por nuk është thënë se çfarë do të ndryshojë, apo nëse do bëhet elektrike, kjo veturë mjaft e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...