Alfa Romeo GT bëhet me motor V6 që prodhon 540 kuaj-fuqi

PUBLIKUAR

Vitin e kaluar kompania e vogël EmiliaAuto ka paralajmëruar planet për prodhimin e veturës klasike Alfa Romeo, kurse tani është finalizuar dizajni i veturës që u zbulua me plotë shkëlqim.

Përveç dizajnit të zbuluar, kompania Emilio Auto tashmë ka pranuar porositë e para ku ka filluar të punojë në prototipin që do ta vë në lëvizje motori V6 nga Giulia Quadrofoglioe që prodhon 540 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Kjo “bishë” e bukur është e bazuar në modelin Afla Giulia GT Coupe nga të 60-at dhe 70-at, por që e vë në lëvizje motori më modern i Giulia.

Nga “renderi” mund të shihet qartë se motori ka detaje të caktuara suptile që dallon nga versioni origjinal.

Shumë ndryshime janë si rezultat i motorit dhe performansave të reja – kurse gjatësia totale e veturës sportive është rritur për 40 mm, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme për ftohtës së turbinave.

Blerësit do të kenë zgjedhje të mëdha dhe modifikime, nga dyshemeja, ngjyra e fellne e deri te enterieri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...