Alepo: Po vazhdon armëpushimi, por ka probleme me evakuim

PUBLIKUAR

Armëpushimi i ndërmjetësuar gjatë natës ndërmjet Rusisë, Sirisë, Turqisë dhe kryengritësve sirianë, duket se po mbahet sot, por evakuimi i planifikuar i luftëtarëve kryengritës dhe civilëve nga qyteti Alepo, është vonuar.

Udhëheqësit e kryengritësve thanë se milicit iraniane, apo forcat e tjera shiite, aleate të qeverisë në Damask, po e pengonin largimin e njerëzve nga lagjet nën kontroll të kryengritësve në pjesën lindore të Alepos, sipas marrëveshjes, me të cilën parashihet që kontrolli në këtë territor do t’i kaloj qeverisë.

Po ashtu, janë dhënë kohë të ndryshme për fillimin e evakuimit. Udhëheqës të opozitës thonë se ata kanë pritur që grupi i parë i njerëzve të plagosur të largohej mbrëmë vonë.

Një zyrtar ushtarak në aleancën për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, tha se evakuimi do të filloj sot në mëngjes, raporton Rel.

Por, observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit ë terren në Siri, ka njoftuar se asnjë luftëtarë ose civilë nuk është larguar derisa ka kaluar afati.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...