Aleatët e kryeministrit irakian pajtohen për ta shkarkuar atë

PUBLIKUAR

Dy përkrahësit kryesorë politikë të kryeministrit irakian, Adel Abdul Mahdi, janë pajtuar që të punojnë drejt shkarkimit të tij në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat e përgjakshme kundër qeverisë së tij.

Kleriku i popullarizuar shiit, Moqtada al-Sadr, i cili është udhëheqës i bllokut më të madh parlamentar, ka kërkuar nga kryeministri irakian që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Kur shefi i qeverisë e refuzoi një gjë të tillë, ai kërkoi ndihmë nga rivali kryesor politik, Hadi al-Amiri, që ta ndihmojë për ta shkarkuar kryeministrin.

Amiri, i cili e udhëheq një aleancë të përkrahur nga grupet shiite me vendin e dytë në kuvend për numrin e ulëseve, e lëshoi një deklaratë në orët e vona të së martës, ku tha se pajtohet që të ofrojë ndihmë për ta shkarkuar kryeministrin.

“Do të punojmë së bashku për ta siguruar interesin e popullit irakian dhe ta shpëtojmë vendin në pajtim me të mirën publike”, tha Amiri në këtë deklaratë.

Abdul Mahdi u zgjodh kryeministër para një viti pas një bllokade politike, ku politikanët Sadr dhe Amiri dështuan që të siguronin vota të mjaftueshme për ta formuar qeverinë. Ata e kishin caktuar Mahdin si kandidat kompromisi për ta udhëhequr një qeveri të brishtë.

Protestat masive në Irak për shkak të krizës ekonomike dhe korrupsionit të lartë. Së paku 250 njerëz janë vrarë në këto kryengritje nga 1 tetori, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...