Albin Kurti i mbyllur në shtëpinë e Mustafës, çfarë po bisedojnë?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po qëndron në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi i tyre ka filluar para disa orëve.

Gazeta Express merr vesh se lideri i Vetëvendosjes ka shkuar para dy orëve në shtëpinë e Mustafës dhe po vazhdon të qëndrojë aty.

Nuk dihet se për çka janë duke folur Kurti dhe Mustafa, megjithatë vetë lideri i VV-së ka treguar se kohëve të fundit e ka vizituar disa herë kreun e LDK-së.

Express ka kontaktuar Zyrën për Informim të Vetëvendosjes, por nga aty nuk kanë dhënë informata rreth këtij takimi.

Ndërkaq Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...