Albin Kurti bën homazhe te kompleksi memorial i Ylfete dhe Mentor Humollit

PUBLIKUAR

Në përvjetorin e 34-të të vdekjes së heroinës Elfete Humolli, delegacioni nga Komuna e Podujevës, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, deputetë të kuvendit dhe asamblistë, familjen Humolli, familje të dëshmorëve dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta te “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve Ylfete dhe Mentor Humolli”, në fshatin Lupç i Poshtëm.

Më 1 shkurt të vitit 1990 në fshatin Lupç të Poshtëm, Elfetja u vra nga forcat serbe, derisa ishte bashkë me demonstruesit duke kundërshtuar regjimin serb i cili po u mohonte të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në vend, raporton Klan Kosova.

“Andaj, sot heroina Elfete Humolli u përkujtua me nderimet më të larta për guximin dhe aktivizimin në kauzën për liri dhe barazi”, ka shkruar Komuna e Podujevës.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...