Historikisht popullit dhe vendit tonë, ka qenë politika dhe roli i saj që i kanë sjellë ndryshime. Por, nuk mund të themi se këto ndryshime kanë qenë gjithnjë për të mirë. Madje, unë mendoj se ndryshimet politike në kontekstin e asaj se cilët kanë qenë ata që i kanë përfaqësuar ato ndryshime, e sidomos kur flasim për periudhën epasluftës, i kanë sjellur vazhdimisht dëme vendit.
Ndryshimi pra, nuk duhet të shihet vetëm si fenomen, por edhe si drejtim kah i cili çon ky ndryshim.
Do të kthehem kronologjikisht t’i trajtoj disa pjesë nga memoria e historisë së vendit, për të kujtuar se si disa prej ndryshimeve që ka pësuar ky popull dhe ky vend, qoftë politikisht në kuptimin e koncepteve të të bërit politikë që ka ndjekur (nëse ka pasur koncepte), qoftë në anën tjetër për nga struktura e njerëzve që kanë përbërë politikën në periudha të ndryshme e të rëndësishme për vendin.
Po e nisim nga ndryshimi i cili i përket periudhës së paraluftës, ndryshim ky i cili paraqet kërcimin nga njëfarë gjendje nën okupim, por të manifestur pergjithësisht në mënyrë jo shumë kërcnuese nga okupuesi, në një gjendje nën okupim ku fillon të përdoret dhuna dhe represioni ( duke mos dashur të kthehemi në detajet e fillesave të atij represioni, sepse dihen boterisht tashmë) nga politika e atëhershme e Millosheviçit.
Ky ndryshim politiko taktik i okupuesit, çoi në një të ashtuquajtur rezistencë paqësore, e cila përfaqësohej kryesisht nga Ibrahim Rugova.
Pozicionimi i tillë politik i Rugovës atëherë (por i tejzgjatur në kohë), pasi që e humbi më efektin, por edhe rëndësinë për të ndryshuar gjendjen për të mirë, solli në një situatë e rrethanë tjetër politike e strategjike, ku u fillua të mendohej për një rezistencë që tanimë nuk ishte paqësore, por u shëndërrua domosdoshmërisht në një rezistencë kryengritëse e luftarake, e prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.
UÇK-ja pra, e prirë nga Adem Jashari, ishte tentativa tjeter në kontektstin edhe politik e edhe organizativ, e ndryshimit në qasjen ndaj okupuesit.
Ky ndryshim bëri që Kosova, me luftën e lavdishme të UÇK-së, të ndihmuar nga aleatët ndërkombëtar, arriti të fitoj lirinë, duke humbur mijëra ushtarë që ranë heroikisht, fëmijë, gra e pleq, të cilët u masakruan pamëshirshëm nga pushtuesi dhe qindra e mijëra të pagjetur(ende).
Pas këtij momentumi të krijuar, gjërat filluan të shkojnë për së mbrapshmi, edhe pse në atë kohë kanë mundur të shihen me pozitivizëm nga popullata.
Vlenë të ceket fakti se, edhepse në shumicën e rasteve që njeh historia botërore, në pasluftë marrin pushtetin forcat politike që dalin nga lufta, në Kosovë nuk ndodhi ashtu, dhe në zgjedhjet e organizuara prap fitoi rryma paqesore e Rugovës, ndërs PDK-ja si subjekt politik që thirrej në vlerat e luftës (edhe pse me vonë, vet kreu i PDK-së është deklaruar se nuk ka luftuar kurrë dhe ka qenë larg fronteve të luftës), vazhdoi të mbetej në opozitë deri në vdekjen e Rugovës.
Në këtë kohë, ndodhi një kërcim tjetër në planvendosjen e politikës në vend.
Është interesant të përmendet fakti se si masat popullore, shpeshherë dijnë të lëvizin së bashku me turmën, e kah t’i çoj turma!
Po mos të ishte ky fenomen prezent, siç duket, arritja e PDK-së në pushtet, shihej si shumë e largët.
Mirëpo, me vdkejen e liderit karizmatik te LDK-së, fuqia politike e LDK-së ( edhepse sipas meje nuk ka pasur fuqi politike asnjëherë ) filloi të bie në sytë e qytetarëve. Dhe këtu filloi të ndodhë ky fenomeni i lëvizjeve “kah t’shkojnë krejt”, me ç’rast Hashim Thaçi e përdori dinakërinë e tij për të tërhequr këto masa në mënyrat e tij (asnjëherë konceptuale e të qëndrueshme, por gjithmonë të mbështetura në gënjeshtra e korrupsion).
Ardhja e PDK-së në pushtet i shkaktoi shumë dëme Kosovës, duke përfshirë edhe pavarësinë e cunguar, në vend që ajo të ishte e plotë.
Për dëmet e tjera në vazhdimësi, tashmë nuk kemi pse flasim, sepse ato janë të dukshme.
Ndërsa bashkimi i këtyre dy partive së fundmi (edhe pse shumëherë është parë si i pamundshëm nga vetë ata), mirëpo ja që për njerëzit pa ideale, pa karakter e pa fytyrë, asgjë nuk duket problem.
Këto dy parti së bashku, i gënjyen shpeshherë qytetarët (duke u paraqitur si dy parti të ndryshme, madje gjithnjë në konflikt ) dhe në fund u bënë bashkë për t’i bërë hyzmet Serbisë e Malit të Zi.
Duke qenë kështu, këto ndërrime të njerëzve në pushtet, nuk kanë qenë ndryshimi i vërtetë politik, por kanë qenë përsëritja e një politike të njejt, drejt shkatërrimit edhe të këtij pak shteti, edhe të kësaj pak pavarësie që e kemi, edhe me krime ekonomike e varfërim të popullit, por edhe duke tentuar t’ia japin pushtetin Serbisë në një pjesë të madhe e të rëndësishme të territorit në Kosovë, dhe duke i falur toka Malit të Zi.
Duke u nisur nga këto rrjedha të historisë politiko-shoqërore në Kosovë, ndryshimi i vërtetë, edhe në aspektin se si funksionon e mendon (pra ndryshe nga të tjerët), por edhe në aspektin se do të sillte ndryshime rrënjësore, e të domosdoshme në vend, është Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Ajo në fakt, ka qenë ndryshimi prej që ekziston, ka qenë thelbi i konceptit të ekzistencës së Shqiptarëve dhe ka qenë përfaqësuesja e denjë jo vetëm e shtetit, por edhe e kombit.
Po të mos ishte konsistenca e VV-së në koncept, mendime, politikbërje e veprime, pasojat që do të na vinin nga pushtetet e partive të elaboruara më lartë, do të ishin shkatërruese për Republikën.
Ky popull, duhet t’i jetë falemderues Lëvizjes Vetëvendosje, për ekzistencën, kontributin e largpamësinë e saj në qëndrime e veprime, në mbrojtje të Republikës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! pra është ndryshimi i madh, i vetëm dhe i vërteti, kah i cila duhet ta kthejmë shikimin dhe mbështetjen të gjithë ne dhe secili prej nesh. Politikbërja e saj është kapërcimi dhe shpresa e vetme, për daljen prej këtij tuneli të gjatë e të erret, në të cilin na kanë futur PDK e LDK.
Le të lëvizim pra, me Lëvizjen, drejt ndryshimit nga kjo gjendje, e këtë nuk duhet ta kemi vetëm vullnet tashmë, por edhe obligim. Ashtu siç e kemi për obligim të rreshtohemi me të drejtit, e kundër të këqinjëve, si njerëz e si qytetarë të ndershëm të këtij populli.
Albert MUSTAFA
14 Korrik, 2016


