Alban Salihu: Jo vetëm asfalt e trotuare, por edhe shëndetësi, arsim e bujqësi!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

Shkruan aktivisti: Alban Salihu

Jo vetëm asfalt e trotuare, por edhe shëndetësi, arsim e bujqësi!

Në përgjithësi si në shumicën e komunave të Kosovës, edhe në Lipjan, të gjitha qeverisjet e pas luftës hapësiren kryesore në investime e kanë pasur në beton, kryesisht asfalt. Duke qenë kështu, pjesa më e madhe e fshatrave në komunën e Lipjanit i kanë rrugët e asfaltuara, sidomos rrugët kryesore, sado që me cilësi të ulët e jashtë standardeve. Kjo ka mundësuar që qeverisja aktuale e udhëhequr nga Imri Ahmeti të ketë mundësi që të zgjerohet në investime edhe në fusha të tjera shumë të rëndësishme. Por çfarë bënë ai?

Shumicën e mjeteve buxhetore i koncentron në beton duke investuar në asfaltim te rrugicave, trotuareve, hapësirave sportive të betonuara etj. Dhe parimisht kjo është në rregull, askush nuk është kundër. Problemi qëndron te motivet e ulëta të Imri Ahmetit. Ai këto investime nuk i bënë duke u bazuar në prioritete, por se këto janë punë që bien më shumë në sy. Punë që sjellin vota mendon ai. Pra, qëllimi është të krijohet përshtypja që ai është duke punuar. Po e bënë atë që ai dhe subjekti tij dinë ta bëjnë më së miri: të hedhin mjegullë në sytë e qytetarëve.

Por çka në mënyrë të pavetëdijshme harron Imri Ahmeti, është emancipimi dhe vetëdijesimi që ka ndodhë dhe po ndodhë te qytetarët. Dëshmia më e madhe për këtë është rezultati i zgjedhjeve të 11 Qershorit.
Në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, pyetjet kryesore të qytetarëve për qeverisjen e Imri Ahmetit do të jenë: Çka ka bërë qeverisja juaj me shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë?! Përgjigje nuk do të ketë nga ai, por përgjigjja është aty: ASGJË. Vetëm është thelluar mjerimi në të tria këto fusha.

Shëndetësia. Mjafton një vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Lipjan për ta parë gjendjen e rëndë aty dhe mungesën totale të interesimit për investim nga komuna. Jo rastësisht kjo hapësirë pastaj, bëhet strehë për qentë endacak. Supozohet të ishte për pacientë në nevojë.

Arsimi. Asnjë hap për ta përmirësuar gjendjen e mjerueshme në shkollat e komunës tonë. Si ta përmirësosh kur është e pa mundur të gjesh ndonjë rast që një drejtor a profesor është punësuar me meritë, në bazë të konkursit. Janë mbushur shkollat me drejtorë e profesorë që janë ndarë mes pazareve politike në mes të partnerëve të koalicionit dhe që nuk kanë as qëllim as mundësi ta përmirësojnë gjendjen. As nuk ndodhën aty për të përmirësuar atë. Aty janë për të mbrojtur interesat e subjekteve që i kanë dërguar. Pra vështirë për mos të thënë e pa mundur, të gjesh një të punësuar në arsim e që nuk është militantë i partive politike ose familjarë i tyre.

Bujqësi. Bujqësia ish dashtë të jetë po ashtu prioritet. Nuk është. Edhe këtu në shumicën e rasteve kriter për të marrë subvencione ka qenë përkatësia politike. Kanë marrë subvencione militantë partiak që për më keq as nuk i kanë investuar mjetet në bujqësi.

Imri Ahmeti mund t’i bëj vetit qejf duke menduar që i ka bindur qytetarët që ka punuar. Por pyetjet e qytetarëve janë të qarta: çka me shëndetësinë, arsimin e bujqësinë?!

Qytetarët e Lipjanit kanë nevojë për konceptin dhe programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për cilësitë dhe përvojën e Selatin Retkocerit si kryetar të komunës së Lipjanit. Mbështetja e qytetarëve të Lipjanit në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të fuqizohet edhe më shumë, duke kulmuar me fitore në Lipjan dhe ofrimin kështu Lipjanit një qeverisje të drejtë, profesionale dhe zhvillimore, që përkujdesët për të gjithë qytetarët pa dallim.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...