Alba: “Është një situatë e komplikuar, por jemi të fortë”

PUBLIKUAR

Jordi Alba e ka përshkruar situatën të Spanja si të komplikuar, pasi Llorente dhe Sergio Busquets kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ata mund të mos jenë pjesë e Spanjës për Euro 2020.

Alba i Barcelonës thotë se situata është shumë e komplikuar, pasi edhe lojtarët frikësohen të dalin pozitiv me COVID-19, diçka që automatikisht do t’i dërgonte ata në shtëpi.

“Kur mbërrijnë rezultatet e analizës, ne shikojmë njëri-tjetrin dhe kjo tregon se ekziston pasiguri, por duhet ta kapërcejmë këtë. Ne kemi qenë me këtë situatë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit dhe në një farë mënyre jemi pak a shumë, nuk dua të them mësuar, por të paktën të përgatitur për të gjitha që vijnë”, u shpreh ai.

“Shpresoj që të dy, si Busquets, ashtu edhe Llorente, të mund të kthehen. Sigurisht, unë nuk jam ai që duhet ta marrë atë vendim. Kjo i takon Luis Enriques”.

“Euro 2020? Unë jam optimist, dhe nëse i bëjmë gjërat mirë mendoj se do të jemi në luftë për turneun. Por duhet të kemi kujdes sepse kemi shkuar edhe në Brazil 2014 dhe France 2016 në grupin e favoritëve dhe gjërat nuk shkuan mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...