Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur plotësisht standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz, ndonëse po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Kosovën.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka radhitur Kosovën në grupin e dytë si njëri ndër vendet që ka arritur më së paku ta luftojë dukurinë e trafikimit me qenie njerëzore. “Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur as minimumin e standardeve për ta eliminuar trafikimin, por ata janë duke bërë përpjekje për ta zhdukur këtë dukuri”, thuhet në raportin e DASH-it.
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Skender Hyseni, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ka lavdëruar Policinë e Kosovës që, sipas tij, ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë drejtim.
Ai ka deklaruar se progresi nuk është ndoshta ai i dëshiruari, porse ekziston përkushtimi që kjo çështje ta ketë një trajtim meritor. “Trafikimi me qenie njerëzore është problem i vjetër dhe viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në botë, por edhe në vendin tonë. Më lejoni që t’i shpreh mirënjohje Policisë së Kosovës për punën e shkëlqyer që ka bërë në këtë fushë. Edhe pse raporti i djeshëm i DASH-it vazhdon ta renditë Kosovën në vendim e dytë ku janë edhe shumë vende anëtare të BE-së edhe në Kosovë vlerësohet puna e madhe që ka bërë MPB-ja”, ka thënë Hyseni...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)


