Që Donald Trump nuk do të jetë një president si të tjerët në SHBA, kjo ishte e qartë që prej fillimit.
Por ndërsa u shpresua se shumë prej planeve të polemizuara do të mbeteshin thjesht një premtim elektoral, personat që ai po zgjedh rreth vetes tregojnë të kundërtën.
Listës së emërimeve aspak të zakonta për Uashingtonin i shtohet edhe David Friedman, ndjekësi i linjës së ashpër që do të shërbejë si ambasador amerikan në Izrael.
Avokati 57-vjeçar është një kritik i ashpër i zgjidhjes së dy shteteve në konfliktin Izrael-Palestinë dhe mbështet gjithashtu kolonitë hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor, të cilat Obama i konsideronte një pengesë për paqen.
Një grup liberal hebraik e kundërshtoi emërimin, ndërsa konservatorët e mirëpritën atë, përcjell TCH


