Alarm i kuq, punonjësit vjedhin në Bankën e Shqipërisë

PUBLIKUAR

untitled_5226

Vjedhje në Bankën e Shqipërisë. Alarm i kuq konsiderohet ngjarja që është zbuluar këto ditë në Bankën Qendrore të Shqipërisë.

Drejtuesit e saj kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës dy punonjës, me inicialet A.B. dhe M.B. për përvetësim të kartëmonedhave dhe monedhave që kishin në ngarkim. Për shkak të rëndësisë së madhe dhe faktit që konsiderohet sekret shtetëror, hetimi për këtë ngjarje po kryhet në fshehtësi të plotë.

Madje nuk dihet sesa është shuma e përfituar nga punonjësit e bankës, veçse përllogaritet në shifra të mëdha. Kjo edhe për arsye se të dy këta persona janë punonjës në Departamentin e Emisionit, çka konsiston në emetimin e kartëmonedhave të prerjeve të ndryshme, nga 200 deri në 5 mijë lekë, si dhe të monedhave.

Ndërkohë, në këtë departament bëhet dhe ruajtja dhe zëvendësimi i parave të dëmtuara nga qarkullimi. Hetimet po kryhen me intensitet, ndërsa për momentin punonjësit janë në gjendje të lirë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...