Alaba prezantohet si lojtar i Real Madridit, zgjedh numrin e lënë bosh nga Ramosi

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka shpalosur sot David Alaban si lojtarin e vet më të ri, gati dy muaj pasi arriti marrëveshje me të. Mbrojtësi austriak e ka zgjedhur numrin 4 në fanellën e tij, të cilin deri sot e mbajti Sergio Ramos.

Austriaku u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit të mërkurën në Valdebabas, raporton Gazeta Express.

Alaba e zgjodhi numrin 4 në fanellë, i cili u bart me përgjegjësi të madhe nga ish-kapiteni Sergio Ramos deri në sezonin e kaluar, por ai zbuloi disa hollësi interesante gjatë prezantimit.

Ramosi u largua nga Madridi këtë verë dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në Ligue 1. Alaba tregoi në konferencën e prezantimit se i ishte thënë nga klubi se numri 4 ishte i vetmi në dispozicion për ta zgjedhur.

“Më thanë se ky ishte numri i fundit në dispozicion por unë ndihemi i nderuar dhe është motivim i madh për mua”, tha Alaba.

Alaba iu bashkua Madridit si lojtari i lirë, pasi vendosi të mos e vazhdojë qëndrimin në Bayern Munich pas më shumë se një dekade në Allianz Arena. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...