Alaba flet si lojtar i Realit: “Mezi po pres ta vesh fanellën e bardhë”

PUBLIKUAR

David Alaba zyrtarisht është lojtar i Real Madridit.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2026.

Alaba do të fitojë 12 milionë euro neto në sezon te Reali.

Mbrojtësi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pasi u zyrtarizua si lojtar i Realit.

“Kam lënë një klub special për një tjetër special. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që i jam bashkuar Real Madridit. Pas shumë vitesh në Munich, do të provojë një aventurë të re dhe do të jap gjithçka për të vazhduar historia e një klubi të veçantë”, shkroi ai në Twitter.

“Nuk më pritet që të luaj ndeshjen e parë me fanellën ikonike të bardhë para gjithë fansave të Madridit. Jam i sigurt se kjo aventurë do të jetë e suksesshme”.

Alaba ka fituar 27 trofe me Bayernin në Gjermani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...