Al-Kaida konfirmon vrasjen e liderit të saj nga sulmi amerikan

PUBLIKUAR

Al-Kadia ka konfirmuar mbrëmë se nga një sulm me fluturake pa ekuipazh të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është vrarë lideri numër dy i saj, Abu al-Khayr al-Masri, në Siri.

Në kumtesën e grupeve militante në Magreb dhe Gadishullin Arab, thuhet se ai vdiq si “hero” nga sulmi ajror, duke vlerësuar se ky “ishte krim i ri nga Amerika dhe koalicioni”.

Masri ishte dhëndër i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Zyrtarët amerikanë thanë se Masri ishte vrarë më 26 shkurt nga një fluturake pa ekuipazh e agjencisë CIA, derisa udhëtonte me veturë në qytetin sirian, Idlib.

Ky person ka kërkuar strehim në Iran, prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Për pothuajse 19 vjet ai kërkohej nga forcat amerikane./rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...