Akuzohet për sulm nervor, ushtarak rus i dekoruar nga Putini

PUBLIKUAR

Mediat britanike shkruajnë se shtetasi rus i akuzuar për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë është oficer ushtarak i dekoruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Autoritetet në Britani e kanë identifikuar një prej të dyshuarve si Ruslan Boshirov.

Putin kishte deklaruar më herët se Boshirov është civil, çka duket se nuk është e vërtetë.

Megjithatë, ueb-faqja Bellingcat thotë se Boshirov është oficer i inteligjencës dhe se emri i tij i vërtetë është kolonel Anatoliy Chepiga. Ai ka shërbyer në Çeçeni dhe Ukrainë dhe është shpallur “hero i Federatës Ruse” më 2014, raporton Bellingcat.

Zyrtarët britanikë nuk i konfirmuan raportet, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i hodhi poshtë ato. Nga sulmi në Sallsbëri, në mars të këtij viti, është helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia./REL

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...