Akuza spektakolare e Iranit: Izraeli po na vjedh retë nga qielli

PUBLIKUAR

Një gjeneral iranian ka pretenduar që Izraeli po ua vjedh retë nga qielli Iranit në mënyrë që të shkaktojë thatësirë dhe krizë në Republikën Islamike, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Gjenerali i brigradës Gholam Reza Jalali ka ngritur dyshime pas ndryshimeve të pazakonshme klimatike, duke hedhur fajin te Izraeli përmes një akuze spektakolare.

“Ndërhyrjet nga shtetet e huaja dyshohet të kenë pasur rol në ndryshimet e klimës”, tha Jalali, duke insistuar që Irani ka dëshmi shkencore për ndërhyrjet e supozuara, transmeton gazetametro.

“Izraeli dhe një shtet tjetër i rajonit po bashkëpunojnë në punën për të mos lejuar retë që të hyjnë mbi qiellin e Iranit dhe që të mos lejojnë reshje atmosferike”, shtoi Jalali.

Megjithatë, shefi i meteorologjisë në Iran hodhi dyshime mbi këtë dyshim të gjeneralit, duke thënë që vjedhja e reve është paksa e pamundur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...